Andi: Më është kërkuar të dalë çift me Tean, s’kam folur për shkak se kontrata ishte e frikshme

Andi është sqaruar për fotot e Teas, por këtë herë bëri lëmsh të gjithë.

Fotografitë e Teas dhe Beartit kanë nxitur reagime të shumta mbrëmjen e sontme.

Meqenëse në sy të të gjithëve, Tea doli nga emisioni ‘Përputhen’ si çift me Tean, e gjithë kjo situatë shkaktoi reagime.

Por, më në fund foli edhe Andi, i cili tregon anën e tij të historisë dhe ani pse tentoi të sqarohet, ka shtuar pikëpyetje të shumta.

Andi thotë se është gënjyer nga fama, ndërsa përmend se prapa kamerave fshihen letra, kontrata e firma, si dhe shumë politika të tjera, duke theksuar edhe shfrytëzimin e imazhit të tij.

Ai shton se hyri në emision për të gjetur dashurinë, por u detyrua të heshtte.

“Kam tentuar shumë herë të flas ama ato kontrata e letra jan te frikshme! Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur ne emision kam dashur te largohem prej kohesh prej andej, ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave! Me eshte kerkuar te rikthehem ne emision dhe te dal sesben cift me Tean! Kjo eshte e gjithe historia ime ne ekran! Tani te behet ca t behet sme plas fare per ato kontrata nuk kam frike!”, shkruan ndër të tjera Andi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *