Ancelotti zbulon fjalë që i tha Flickut pas përplasjes, gjermani ka një përgjigje për të

Një moment tensioni ka ndodhur në bankat e dy skuadrave në El Clasicon e mbrëmshme.

Në momentin kur Barcelona shënoi golin e katërt në ndeshje, kamera fokusoi Carlo Ancelottin te homologu i tij Hansi Flick duke folur.

E pas ndeshjes ka qenë trajneri italian që ka treguar edhe bisedën që kishte me Flick, duke thënë se nuk kishte probleme me gjermanin, por me një nga pjesëtarët e stafit të tij.

“Problemi me pankinën e Barcelonës ka qenë tek ndihmësi i Flick, i cili nuk ishte një zotëri që festonte golin drejt pankinës sonë. Flick ka rënë dakord me ne dhe kaq”, tha Acelotti.

E për këtë përplasje u pyet edhe trajneri gjerman Hansi Flick, i cili tha se është një situatë ku ata festuan golin dhe është zgjidhur gjithçka.

“Unë nuk e kam parë atë. Kam folur me të, por është një situatë normale. Ne festuam golin. Jemi mjaft të rritur për të folur për ta”, u shpreh trajneri gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *