Ancelotti: Referi kishte një plan për këtë lojë – Vinicius nuk e ka prekur topin me dorë

Ancelotti foli për mediat spanjolle pas fitores ndaj Sevillas me rezultatin 2:3, ku skuadra e tij e arriti me një përmbysje të madhe në pjesën e dytë.

Trajneri madrilen u ndal për të diskutuar referimin – ku tha se gjyqtari kishte një plan dhe potencoi se goli i anuluar nga Vinicius nuk ishte prekje me dorë nga sulmuesi.

“Goli i Vinicius nuk ishte kurrë një prekje me dorë”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

Ai poashtu theksoi se ekipi i tij më nuk e befason, teksa falënderoi të gjithë për angazhimin.

“Duket sikur arbitri kishte një plan për lojën. Nuk po them se jam i befasuar sepse ky ekip nuk më befason më. Falenderoj secilin prej tyre”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *