Dani Ceballos do të rikthehet te Real Madridi pas dy viteve të kaluara te Arsenali si huazim.
Megjithatë mesfushori spanjoll vetëm përkohësisht do të rikthehet në Madrid, pasi e ardhmja e tij duket larg Santiago Bernabeut.
Ashtu si Zinedine Zidane edhe Carlo Ancelotti nuk e ka në planet e veta lojtarin dhe pritet largimi i tij gjatë verës.
Arsenali po dëshiron që ta blejë përfundimisht atë, por në garë është edhe gjiganti italian Milan.
Los Blancos janë gati ta shesin yllin spanjoll dhe tanimë i kanë caktuar edhe çmimin e largimit.
Nën kampioni i Spanjës dëshiron që nga shitja e Ceballos këtë verë të fitojë 30 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse Milan apo Arsenal do të ofrojnë këtë shumë për Ceballos, pasi për momentin këto janë dy skuadrat më të interesuara për të.