Mauro Icardi është lidhur me Real Madridin gjatë ditëve të fundit, por trajneri Carlo Ancelotti ka shuar shpresat e sulmuesit argjentinas.
Trajneri italian i Los Blancos ka mohuar mundësinë e kalimit të 30-vjeçarit nga Galatasary në “Santiago Bernabeu” gjatë janarit
“Icardi apo ndonjë sulmues tjetër në janar? Jo, nuk ka shanse fare. Klubi e ka planifikuar skuadrën në verë, kështu që mjaft me blerjet”.
“Gjithçka po shkon mirë, ne jemi shumë të kënaqur me Endrickun dhe përparimin e tij. Kështu që e presim në Madrid gjatë muajit qershor”, ka thënë 64-vjeçari.
Real Madrid ndan vendin e parë në La Liga bashkë me surprizën Girona, me nga 35 pikë, ndërsa pas vijnë Barcelona dhe Atletico Madrid me nga 31 pikë.