Carlo Ancelotti, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Valladolidit, pranon interesin e Brazilit për t’u ulur në stolin e Seleçaos.
“Po, e vërteta është se ata më duan në Brazil dhe më kërkuan të stërvis kombëtaren, – shpjegoi ai. – Unë isha shumë i kënaqur me këtë, siç është normale. Por unë kam një kontratë me Realin dhe më duhet ta zbatoj atë. Gjithçka është shumë e thjeshtë, edhe nëse askush nuk e di të ardhmen”.
Pas fjalëve plot admirim të presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit ndaj Ancelottit, tani as trajneri nuk fshihet më. “Në rastin tim, siç thashë, është e thjeshtë: thashethemet nuk më befasojnë, madje as më shqetësojnë.
Kam një kontratë me Realin, më pëlqen klubi dhe më pëlqen të jem këtu. Kanë mbetur edhe dy muaj deri në fund të sezonit dhe ka objektiva që mund t’i arrijmë. Më pas, në të ardhmen çdo gjë mund të ndodhë. Unë nuk e njoh presidentin e Federatës së Futbollit Brazilian, por nëse ai do të vinte këtu është e qartë se do të flisja me të.”
Prandaj, fjala e fundit i takon presidentit Florentino Perez: me La Ligën tashmë të vendosur në duart e Barcelonës, Ancelotti mund ta mbajë stolin merengue me fitoren e Champions League. Dhe askush më mirë se ai nuk e di se si të fitojë Kupën me veshë të mëdhenj.