Ruben Amorim do të debutojë të dielën si trajner i Manchester United.
Tekniku portugez sfidën e parë do ta ketë ndaj Ipsëich Town në udhëtim me fillim nga ora 17:30.
Amorim para mediave u deklarua se beson se është njeriu i duhur për ta drejtuar skuadrën angleze.
“Unë jam pak ëndërrimtar. Unë besoj në veten time, besoj në klub, ne kemi të njëjtin mentalitet.
Unë vërtet besoj te lojtarët, e di që ju (media) nuk besoni shumë, por unë besoj. Unë dua të provoj gjëra të reja. Ju djema nuk mendoni se është e mundur, unë besoj.
Më quani naiv, besoj vërtet se jam djali i duhur për momentin e duhur. Nuk jam i shqetësuar për këtë”, ka deklaruar Amorim.