Amir Saipi lirohet nga kombëtarja, zëvendësohet nga Ilir Avdyli

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, është liruar nga grumbullimi për shkak të gjendjes shëndetësore dhe duke mos qenë në gjendje të vazhdojë përgatitjet me ekipin.

Për këtë arsye, portieri i KF Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar për ta zëvendësuar dhe për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Saipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që të lirohet nga grumbullimi.

Saipi kishte debutuar me Kosovës, pikërisht në ndeshjen ndaj Lituanisë muajin e kaluar.

Ndeshja e Kosovës me Lituaninë luhet nesër në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *