Amir Rrahmani vlerësohet më lartë se Koulibaly, kjo është nota fantastike e kapitenit të Kosovës

Napoli ka shkëlqyer edhe sonte ndaj Bolognas, duke triumfuar me rezultat 3 me 0.

Skuadra e Spallettit arriti fitoren dhe vazhdon të kryesoj renditjen tabelare në Serie A.

Napoli ishte shumë më i mirë se kundërshtari në këtë takim, por pati edhe fatin pasi që fitoi dy penallti gjatë ndeshjes.

Lorenzo Insigne i konkretizoi dy penalltitë e fituar me gol, kurse Fabian Ruiz shënoi një super gol poashtu.

Amir Rrahmani luajti 90 minuta në këtë takim, duke treguar paraqitje fantastike. Kapiteni i Kosovës ishte pothuajse i pakalueshëm në mbrojtje.

Ai u vlerësua me notë pozitive 7.1, që është notë më e lartë se ajo e bashkëlojtarit të tij në mbrojtje, Kalidou Koulibaly.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *