Amir Rrahmani është gati për të veshur fanellën e Napolit sezonin që vjen.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës është parë në klinikë këtë mëngjes, aty ku i shoqëruar nga agjentin e tij Ardian Aliaj, po kryen vizitat mjekësore.
Përpara se gjithçka të konfirmohet, Napoli do të presë analizat mjekësore për të parë gjendjen e lojtarit.
Lojtari i lindur në 1994 ka gjetur dakordësinë me Napolin për shifrën e 14 milionë eurove, me një pagesë prej 1.8 milion euro në sezon. Më herët, Rrahmani ka luajtur edhe me Kombëtaren kuqezi të De Biasit.