Ditën e djeshme, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani nuk u stërvit me klubin, kjo për shkak të një gripi të lehtë, shkruan Tuttonapoli.net.
Por, mbrojtësi kosovar, sipas Corriere dello Sport, do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Fiorentinës që zhvillohet sot dhe do të përfshihet në listën e skuadrës.
Objektivi kryesor është që ai të rekuperohet me kohë dhe të zbresë në fushë kundër Fiorentinës nga minuta e parë. Nëse nuk do të arrijë ta bëjë një gjë të tillë, atëherë si titullar do të luajë mbrojtësi brazialian, Juan Jesus.
Trajneri i Napolit luan sot edhe pa Anguissa, Malcuit, Di Lorenzo, Ounas dhe Petagna
Takimi Napoli – Fiorentina luhet në kuadër të xhiros së 32-të të Serie A.