Përfaqësuesit e Almir Kryeziut kanë pasur negociata me disa skuadra në afatin kalimtar të janarit.
Megjithatë asnjë marrëveshje nuk është arritur dhe 22 vjeçari do të qëdnroi te Arbëria të paktën deri në verë.
“Shkaku i pandemisë nuk arrita të transferohem. Kam qenë shumë afër të nënshkruaj me një klub në Bundesliga 2, por nuk u finalizua marrëveshja. Kam pasur oferta në Turqi e Belgjikë por deri në verë do të mbetem te Arbëria” deklaroi Kryeziu për Indeksonline.
Mesfushori i krahut të majtë debutoi sivjet në Superligë.
Ai poashtu luajti edhe me Kosovën U21 në kualifikimet e kampionatit evropian.