Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka vlerësuar Lionel Messin “teknikisht lojtari më i mirë në botë”.
Asi argjentinas fitoi të hënën Topin e Artë të shtatë në karrierën e tij teksa Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë që u zhvillua në Paris.
“Ata zgjodhën Messin dhe mund të themi se teknikisht ai është lojtari më i mirë në botë, por nuk e di se mbi çfarë e bazojnë gjykimin e tyre”, tha Allegri në një konferencë për shtyp pas fitores së Juventusit ndaj Salernitana të martën nga ‘Tuttomercatoweb’.
Ronaldo luajti një sezon nën drejtimin e Allegrit te Juventusi përpara se tekniku italian të shkarkohej në vitin 2019.
Ata ishin në marrëdhënie të mira, por kur Allegri u kthye në klub, marrëdhënia e tyre kishte ndryshuar.
Në konferencën e tij për shtyp, Allegri tha se Ronaldo duhet të kishte pranuar rotacionin gjatë sezonit dhe sipas shumë njerëzve, përfshirë mikun e Ronaldos dhe ish-mbrojtësin e Juventusit, Patrice Evra, ishte një nga arsyet pse asi portugez donte të largohej nga Bianconerët.
36-vjeçari përfundimisht u kthye te Manchester United në një marrëveshje prej 14 milionë euro plus shtesa prej 8 milionë eurosh, pasi shënoi 101 gola në 134 paraqitje me gjigantët e Serie A.