Ylli suedez, Alexander Isak thuhet se është i interesuar të largohet nga Newcastle United këtë afat kalimtar të verës.
Sipas Daily Mail, Isak i ka thënë Newcastle se do të donte të shqyrtonte mundësinë e largimit nga klubi këtë verë.
Sulmuesi suedez është lënë jashtë skuadrës së “Magpies” për turneun parasezonal në Azi.
Zyrtarisht thuhet se Isak është jashtë fushave për shkak të një “dëmtimi të vogël në kofshë”.
Kontrata aktuale e Isakut me Newastle skadon pas tre sezonesh. Klubi do të donte shumë të ulej me të dhe të diskutonte një zgjatje të kontratës, por ai nuk është gati të angazhohet me ta në këtë pikë.
Hierarkia e klubit është në dijeni të qëllimit të Isakut për të eksploruar mundësi të tjera, me Liverpoolin që vazhdon të ruajë interesin për 25-vjeçarin.
Ka raportime kontradiktore në lidhje me çmimin e kërkuar nga Newcastle, por çdo transferim do të bëhej më i shtrenjti në historinë e Ligës Premier.