Alexander-Arnold rrëfen makthin: Ai më ka bërë të ndihem i pafuqishëm

Alexander-Arnold është përballur me shumë kundërshtarë të fortë gjatë karrierës së tij të shkurtër.

Megjithatë, njëri prej tyre e ka bërë të çmendet, siç ka pranuar vetë ai për Goal:

“Kur Adama Traore është në ditë të mirë, nuk ka asgjë që mund të bësh. Mënyra si ndërron drejtim dhe shkëputet nuk është njerëzore”, ka thënë ylli i Liverpool-it.

“Nuk jam ndier ndonjëherë aq i pafuqishëm ndaj një kundërshtari. Ka persona që janë më të shpejtë, kjo nuk mund të shmanget, por mund të marrësh masat me pozicionimin, mbulimin”.

“Por kundër tij, edhe për shkak të forcës që ka, nuk mund të bësh asgjë. Mbaj mend sezonin e kaluar, në Anfield. Është kthyer, ka prekur topin dhe është zhdukur. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *