Sassuolo-Juventus, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Serisë A, është mbyllur në barazim 3-3.
Siç mund të kuptohet edhe nga rezultati, ndeshja e luajtur në Mapei Stadium mbrëmjen e sotme ka qenë e çmendur.
Bardhezinjtë kanë siguruar një avantazh të dyfishtë të shpejtë me golat e Danilo-s (5′) dhe Higuain (12′), por vendasit kanë reaguar duke ngushtuar diferencat me Djuricic (29′).
Në pjesën e dytë ka ardhur përmbysja e paimagjinueshme, me ekipin e De Zerbi-t që ka barazuar me Berard-in (51′) dhe ka shënuar golin e tretë me Caputo-n (54′). Festa e vendasve është prishur nga Alex Sandro (64′), i cili ka fiskuar shifrat në 3-3.
Vazhdon të mos fitojë Lazio, që ka marrë një barazim pa gola në fushën e Udinese-s dhe nuk ka arritur të përfitojë nga ndalesa e bardhezinjve. Kjo është pika e parë për që skuadra e Inzaghi-t ka marrë në katër ndeshjet e fundit të kampionatit.
Ndërkohë, Roma ka përforcuar vendin e pestë në renditje falë fitores 2-1 të marrë në shtëpi kundër Verona-s së Kumbullës, me këtë të fundit që ka qenë i detyruar të largohet nga fusha në minutën e 19-të për shkak dëmtimi.
Veretout (10′, pen.) dhe Dzeko (45+3′) kanë shënuar për Roma-n, ndërsa Pasina (47′) ka qenë autori i golit të Verona-s.
Ka marrë një fitore bindëse Fiorentina, që ka mundur 3-1 në transfertë skuadrën e Lecce-s falë golave të Chiesa-s (6′), Ghezzal (38′) dhe Cutrone-s (40′). Sakho (88′) ka qenë autori i golit të vendasve.