Albion Rrahmani fantastik, kontribuon me dy gola dhe një asistim në fitoren e Rapidit ndaj Clujit

Albion Rrahmani po vazhdon me formën e lartë në Rumani.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu sonte me dy gola dhe një asistim, duke ndihmuar Rapidin e Bukureshtit të regjistrojë fitore ndaj Clujit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Superbet Arena” përfundoi me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje i takoi javës së dhjetë.

Rrahmani, i cili edhe sonte ishte titullar dhe i pazëvendësueshëm, ishte autor i dy golave të para (5’, 51’). Golin e parë e shënoi nga një top i kthyer, pasi fillimisht dështoi që shënonte nga penalltia.

23-vjeçari golin e dytë e arriti me një goditje nga brenda zonës.

Goli i tretë dhe i vulosjes së fitores u shënua nga Caludiu Petrila (71’), me një asistim me kokë nga Rrahmani.

Albion Rrahmani tani numëron gjashtë gola dhe një asistim në katër paraqitje në elitën e futbollit rumun.

Ndërkaq, golin e vetëm për Clujin e shënoi Ciprian Deac (10’). Te skuadra mysafire titullar ishte Arlind Ajeti, i cili luajti tërë takimin. Ermal Krasniqi hyri si zëvendësues në minutën e 62-të.

Rapidi pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe tani ngjitet në pozitën e tretë në tabelë. Cluji është i dyti me një pikë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *