Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, është rikthyer të punojë në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Bunjaki do të angazhohet si zyrtar në kuadër të edukimit të trajnerëve, sektor të cilin FFK mëton ta ketë si shkollë të edukimit dhe licencimit edhe për licencën A, në të ardhmen e afërt, shkruan Zëri.
Vet Bunjaku kishte deklaruar më herët se është në bisedime me FFK-në, por deri tani nuk ka pasur diçka konkrete.
Albert Bunjaki ka qenë trajner i Kosovës prej vitit 2009 deri në vitin 2017.
Së fundmi, ai ishte pjesë e ekipit të Feronikelit, si këshilltar i presidentit të klubit.