Alarmohet stafi i Ajax – kontakte me Coronavirusin

Stafi i Ajax është kapluar nga frika. Coronavirusi ka kërcënuar së fundmi edhe skuadrën e madhe holandeze.

Ndihmës trajneri i Ajax dhe ish mesfushori i Juventus, Christian Poulsen, është në izolim, pasi ka pasur kontakt me një të prekur nga Coronavirusi, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Telegraaf’, Poulsen dhe dy pjestarë të tjerë të stafit të Ajax janë duke qëndruar në shtëpi, deri më 13 mars.

Krejt kjo pasi danezi Poulsen mori pjesë në një aheng javën e kaluar, dhe një nga të pranishmit ka rezultuar pozitiv në Coronavirus.

Kështu, trajneri i Ajax, Erik ten Hag, do të duhet të punojë pa ndihmësin e tij Poulsen, si dhe pa trajnerin e fitnesit, Alessandro Schoenmaker, si dhe pa fizioterapeutin e skuadrës.

Kujtojmë se si pasojë e Coronavirusit janë shtyrë edhe ndeshje të shumta në kampionate të ndryshme. Evenimentet sportive po kërcënohen çdo ditë nga ky virus./GazetaTopi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *