“Nëse kampionati nuk do të riniste dhe përfundonte, atëherë me shumë mundësi do të përgatitemi të shohim yjet e Serie A të largoheshin dhe klubet e huaja të hidheshin në sulm për të na i marrë të gjithë”. Një deklaratë e fortë ajo e administratorit të Liga Serie A, De Siervo, që shpjegon se si industria e futbollit është e rëndësishme edhe për të tërhequr sponsorë, reklama dhe kështu me radhë.
“Fakti që sezoni mund të mos rinisë më duket i frikshëm dhe një skenar që nuk do ta uroja. Imagjinoni pak, do të ktheheshim në tokë pushtimi për ekipet e mëdha në Europë për të blerë kampionët me çmim super të lirë, pasi klubet do të donin të përfitonin për të dalë nga kriza financiare”.