Selektori i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse i ka konfirmuar dy mungesat e “Dardanëve” për dy ndeshjet e marsit, ndaj Izraelit në udhëtim dhe kundër Andorrës në Prishtinë.
Trajneri francez e konfirmoi mungesën e Elbasan Rashanit, ndërsa në konferencë për shtyp u mësua se në vend të sulmuesit të krahut nuk do të zëvendësohet, duke e pasur parasysh se i ka në dispozicion 25 lojtarë.
Ndërkohë, e konfirmoi edhe mungesën e Uran Bislimit, i cili është zëvendësuar me Blendi Idrizin.
Giresse theksoi se nuk e di saktë gjendjen e lojtarëve pas ndeshjeve të tyre në fundjavë, ndërsa zbuloi se Arbnor Muja nuk po ndihet shumë mirë dhe duhet vlerësuar gjendja e tij.
Ndërkaq, për Ermal Krasniqin theksoi se është në paralistë.