David Alaba ka ndezur motorët dhe po stërvitet prej disa ditësh me Realin e Madridit.
Mbrojtësi austriak po përshtatet mjaft mirë me klubin e ri dhe thotë se do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar që të rikthehet te trofetë. Ai thotë se të luante me madrilenët ishte një ëndërr e fëmijërisë dhe e konsideron si klubin më të madh në botë.
DITËT E PARA – “Për mua është nja hap i madh në karrierë. Kam bërë realitet një ëndërr të fëmijërisë. Të veshësh fanellën e Realit është diçka e jashtëzakonshme. Mendoj se të gjithë fëmijët që luajnë futboll duan një ditë të veshin fanellën e Realit. Është klubi më i madh në botë dhe për këtë nuk ka dyshime”.
REALI – “Për mua nuk kishte asnjë opsion tjetër. Doja vetëm Realin e Madridit dhe kjo skuadër ishte në vendin e parë. Kur erdhi oferta, që nga dita e parë e vendosa. Dihej që unë do të luaja te Reali dhe kisha folur si me Krosin ashtu edhe me Marselon”.
POLIVALENT – “Mendoj se jam një lojtar fleksibël edhe mund të luaj në disa pozicione. Për më tepër, luaj me këmbën e majtë dhe nuk ka shumë lojtarë të tillë si mua. Por, do të vendosë trajneri se ku do të luaj. Unë jam i gatshëm për të dhënë gjithçka”.
ANCELOTTI – “Iluzioni për të punuar sërish me këtë trajner të shkëlqyer është shumë i madh. Unë e njoh që nga etapa me Bayernin e Mynihut.