Ditën e djeshme Mason Greenwood njoftoi ndarjen nga Manchester United.
Pavarësisht se akuzat për përdhunim ranë disa muaj më parë, palët e kanë parë të arsyeshme t’i thonë lamtumirë dhe tashmë sulmuesi i lindur në vitin 2001 synon ta vazhdojë karrierën diku tjetër.
Në këto orë janë shfaqur disa lajme për interesimin e klubeve arabe dhe në veçanti nga Al Ettifaq, por trajneri Steven Gerrard e mohoi kategorikisht këtë mundësi në mikrofonat e Daily Record: “Është lajm i rremë”.
Steven Gerrard denies links for his club Al Ettifaq to sign Mason Greenwood ⛔️
“Fake news”, Gerrard posted about the rumors on Greenwood joining Saudi side. pic.twitter.com/oP8pm5tVgd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 22, 2023