Akuza të rënda për Neymarin: Po bën lojë të dyfishtë

Pavarësisht se rinovimi me PSG-në duket se është vetëm çështje kohe, futbollisti brazilian Neymar vazhdon të mbetet në radarët e klubit të tij të vjetër – Barcelona.

Siç ka bërë të ditur Sport, në fakt, ekziston mundësia që braziliani dhe menaxherët e tij po bëjnë një “lojë të dyfishtë”.

Në Spanjë janë të bindur se Barcelona mund të bëjë një lëvizje për brazilianin dhe se në javët e ardhshme mund të zhvillohet një telenovelë e vërtetë.

Numri 10 i parisienëve është në kontakt të vazhdueshëm me mikun Lionel Messi dhe dëshira e tij (e shprehur më shumë se një herë ) është ajo që të kthehet të luajë bashkë me argjentinasin sezonin e ardhshëm. Menaxheri i O’Ney, Pini Zahavi, duket se ka folur me Joan Laporta-n, i cili do të ishte më se i lumtur të kthente në Katalonjë një nga futbollistët më të fortë të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *