Rusia duhet të përjashtohet nga Kupa e Botës 2022 pasi pushtoi Ukrainën, tha sot presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Noel Le Graet për gazetën Le Parisien.
Franca u kurorëzua kampione e botës në vitin 2018 pasi mundi Kroacinë në finalen e Moskës.
“Bota e sportit, dhe veçanërisht futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Sigurisht që nuk do ta kundërshtoja dëbimin e Rusisë”, tha Le Graet.
Polonia, Suedia dhe Republika Çeke kanë refuzuar të luajnë kundër Rusisë në play-off të kualifikimeve për Kupën e Botës.