Kanë kaluar rreth 15 minuta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Dardanët” në krye me Bernard Challandesin janë mysafirë të Maqedonisë së Veriut në “Todor Proeski” në Shkup, shkruan “Zeri.info”.
Në minutën e 16-të, Ristovski e ka kaluar Maqedoninë e Veriut në epërsi 1:0.
Një gjë interesante është parë te skuadra e Maqedonisë së Veriut gjatë intonimit të himnit.
Pesë futbollistët shqiptarë që luajnë nga fillimi te maqedonët nuk e kanë kënduar himnin.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Fituesi i kësaj ndeshje, në fjale do të përballet me Gjeorgjinë në Tblisi më 12 nëntor.