Sipas mediave kamerunase, legjenda e futbollit është aksidentua me makinën e tij, mirëpo gjendja e tij është e mirë dhe stabile.
Eto’o u aksidentua në Nkongsamba-Littoral, një regjion në Kamerun, derisa është goditur nga një autobus.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, makina e tij duket se ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Eto’o është në gjendje të mirë shëndetësore, mirëpo nuk është bërë e ditur se në cilin spital po qëndron, transmeton telegrafi.
E gjitha çfarë është bërë e ditur se sulmuesi gjendet jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet nga mjekët.