Një aksident i frikshëm ka ndodhur në garën për Çmimin e Madh të Bahrejnit në Formula 1.
Piloti me eksperiencë Roman Grosjean u përplas me një nga bordurat anash pistës.
Makina e tij mori flakë menjëherë dhe u desh ndërhyrja e stafeve të emergjencës për t’i shpëtuar jetën. Piloti reagoi shpejt duke dalë nga makina e tij, e cila u shkrumbua e gjitha.
Ekipet e pushimit të zjarrit shpëtuan pilotin, i cili kishte marrë flakë në trup.
Fatmirësisht ai është mirë dhe ia doli të shpëtonte nga ajo skenë shumë e rëndë.
The great escape for #grosjean #f1 pic.twitter.com/kg1r8tHk8M
— Steve?? (@SteveHaylesALAW) November 29, 2020