Akili nuk ia arrin, mposhtet nga Orujov

Akil Gjakova është mposhtur në repesazh nga Rustam Orujov nga Azerbejxhani, në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Pas humbjes në çerekfinale nga xhudisti mongolez Tsogtbaatar Tsend-Ochir, Gjakova në repesazh luftoi me Orujov nga Azerbejxhani.

Sot është duke garuar edhe xhudistja Nora Gjakova, e cila ka arritur në finale duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë në “Lojërat Olimpike Tokio2020”, pas asaj të artës që e fitoi Distria Krasniqi në ditën hapës të lojërave.

Nora, është motra e Akilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *