Gjakova ishte më i mirë që nga fillimi dhe fitoi me ippon në ndeshjen, e vlefshme Masterin e Dohas në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan lajmi.net.
Në raundin e radhës, Gjakova do përballet me xhudistin nga Kazakistani Zhansay Smagulov.
Kjo është mundësi tjetër e madhe për Kosovën, në rast që edhe Akili siguron medalje, ngase dje u fituan tri medalje, pra një e artë nga Distria Krasniqi dhe dy të bronzta nga Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.
Ndërkohë, kujtojmë se nesër në Masterin e Dohas do të jetë edhe Loriana Kuka.