Akil Gjakova ka kaluar në finale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Kështu, ai i ka siguruar tashmë medalje Kosovës.
Në finale ai do të kërkojë tani të artën.
Akili e mundi me “ippon” në gjysmëfinale zviceranin, Nils Stump.
Në finale Akili do të ketë punë me izraelitin, Tohar Butbul.
Akili rrethin e parë e kaloi pa luftë, derisa me “ippon” e mundi në atë të dytë izraelitin, Ido Levin, duke e përplasur përtokë.
Ai arriti që ta mund me ippon edhe në rrethin e tretë gjermanin, Anthony Zingg.
Ishte dita e Akilit pasi e mundi në çerekfinale edhe rusin, Musa Mogushkovin, ky i fundit bëri tri gabime.