Trajneri i mirënjohur kosovar, Ajet Shosholli e ka komentuar ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Greqisë.
Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” e udhëhequr nga Bernard Challandesi do të jenë nikoqirë të Kombëtares së Greqisë.
“Edhe pse kemi mungesa të shumta në skuadër dhe e kemi një kundërshtar mjaft të fortë, prapë se prapë besoj që djelmoshat tanë do të japin gjithçka nga vetja për ta fituar këtë ndeshje”, deklaroi fillimisht Shosholli.
“Të gjithë këta futbollistë që do të luajnë në formacionin bazë, kanë minutazhë të konsiderueshme për Përfaqësuesen tonë, qoftë në ndeshje miqësore apo eliminatore”, tregon ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës.
“Kështu që motivi i tyre do të jetë në maksimum, kundër ish-kampionit të Evropës në vition 2004. Rezultati? Ndoshta 2:1 për Kosovën”, përfundoi për “Zeri.info” Ajet Shosholli.