Liga e Kampionëve zakonisht nuk ka nevojë për shumë zhurmë, por Ajax ka gjetur mënyrën më të mirë për ta bërë këtë me një video perfekte përpara ndeshjes së tyre me Benfican.
Asnjë tifoz futbolli nuk ka nevojë për shumë arsye që t’i shoh ndeshjet e Ligës së Kampionëve, sidomos në këtë fazë, pasi janë klubet më të mira të Evropës që garojnë kundër njëri-tjetrit.
Sigurisht, disa ndeshje mund të na kalojnë dhe sot shumica e tifozëve mund të shohin ndeshjen mes Manchester United me Atletico Madrid.
Megjithatë, nëse po kërkoni një motivim shtesë për të parë ndeshjen tjetër, për këtë është përkujdesur Ajax, me një nga ‘reklamat’ më të shkëlqyera dhe më të bukura që ka mund ta keni parë për futbollin.
Në reklamë janë një tifoz i Ajaxit dhe një i Benficas, duke luajtur shah kundër njëri-tjetrit dhe në çdo lëvizje ata flasin për një moment apo një lojtar në historinë e klubit të tyre përkatës, teksa luftojnë se kush është më i miri.
Në skenë dalin lojtarët e mrekullueshëm të dal nga akademitë e klubeve, arritjet dhe legjendat e klubeve.
♟♟
Built on history. pic.twitter.com/pVc90ycfJW
— AFC Ajax (@AFCAjax) February 23, 2022
Videoja është pritur shumë mirë nga tifozët, duke marr lëvdatat nga të gjithë.
Aty përmend emra si Eusebio dhe Johan Cruijff, por edhe Angel di Maria dhe Zlatan Ibrahimovic.
Për tu dalur tani të lojtarët e akademisë si Matthis de Ligt, Denis Bergkamp, Clarence Seedorf, Rafael va nder Vaart te Ajax, ndërsa portugezët u mburrën me emra si Ruben Dias, Joao Cancelo, Bernardo Silva dhe Joao Felix.
Në fund ishin titujt, ku secili nga klubet mburret me sukseset në vendet e tyre sa i përket kampionateve të fituara.
Në fund lavdia evropiane, ku Benfica ka dy Liga të Kampionëve, ndërsa Ajax ka katër.