“Ai është njeri, jo makinë” – Arne Slot del në mbrojtje të Salah pas humbjes me Chelsean

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka reaguar pas humbjes 2-1 ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”, duke marrë në mbrojtje yllin e skuadrës, Mohamed Salah, pas një ndeshjeje ku egjiptiani humbi disa raste të pastra për shënim.

Slot hodhi poshtë kritikat dhe theksoi se Salah mbetet një kërcënim konstant për çdo kundërshtar, pavarësisht formës së ditës.

“Është interesante: A krijoi aq shumë sepse nuk luajti gjatë javës, apo humbi rastet sepse i mungonte pak ritmi që do ta kishte pas ndeshjes me Galatasaray? Këtë s’do ta dimë kurrë”.

Megjithatë, ai theksoi rëndësinë e rolit të Salah në lojën e skuadrës.

“Më pëlqeu që e sollëm shpesh në pozicionet ku di të bëjë diferencën. Ai ka treguar gjatë gjithë karrierës – dhe që kur jam unë këtu – se nga ato pozicione mund të shënojë gola. Sot pati shumë mundësi për ta bërë sërish këtë”.

Slot kërkoi gjithashtu mirëkuptim nga tifozët, duke kujtuar se edhe më të mirët kanë ditë të vështira.

“Duhet ta kuptojmë që është njeri, jo makinë. Jo çdo mundësi përfundon në gol, edhe pse ndonjëherë na duket kështu për shkak të asaj që ka bërë sezonin e kaluar. Ka ndeshje kur shënon gjithçka dhe ka ndeshje kur nuk ndodh”.

Pavarësisht humbjes ndaj Chelseat, trajneri i Liverpoolit u shfaq i qetë, duke theksuar se Salah mbetet një nga shtyllat kryesore të ekipit në luftën për titullin e Ligës Premier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *