Tyson Fury ka fituar meçin e tretë ndaj Wilderit me K.O në raundin e 11’të, duke vazhduar të jetë i pamposhtur. Me këtë fitore, Tyson Fury ka mbrojtur titullin e WBC në peshat e rënda.
Kjo ishte padyshim një nga përballjet më interesante në histori të boksit, me dy boksierët që na dhuruar emocione të mëdha.
Pas meçit, Fury tregoi se çfarë i tha Wilderit, i cili ishte tejet i nervozuar me humbjen.
“Ai nuk më do mua. E dini pse? Sepse e munda atë tri herë. Unë jam një sportist, shkova tek ai për të treguar pak dashuri dhe respekt, por ai nuk donte t’a kthente. Ky është problemi i tij. Ai është një idiot. Një dështak. Të jesh sportist i madh, duhet të kesh respekt, ai s’e bëri këtë sonte, kaq”, përfundoi Fury.