Sergio Aguero do t’i bashkohet Barcelonës në sezonin e ardhshëm, raporton TyC Sports.
Argjentinasi ka arritur marrëveshje me katalonasit, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve, ku City takohet me Chelsean, përcjell GE.
Sergio Aguero has agreed to join Barcelona and the deal will likely be made official after the Champions League final, reports @TyCSports pic.twitter.com/5J3M4JKvjf
— B/R Football (@brfootball) May 14, 2021
Sulmuesi e ka konfirmuar tash e një kohë se do të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit.
Aguero iu bashkua Cityt në vitin 2011 nga Atletico Madridi duke u shndërruar në vazhdim në golashënuesin më të mirë të klubit kur e theu rekordin 78-vjeçar të Eric Brook në vitin 2017.