Agjenti i tij: Romelu Lukaku ishte i interesuar që të luante tek Real Madrid

Federico Pastorello pranoi se Romelu Lukaku do të kishte dashur mundësinë për të veshur fanellën e Real Madridit.

Ai tha se gjatë sezonit të fundit në Manchester United, Chelsea ishte gjithmonë në kokën e tij, por edhe Real Madridi gjithashtu.

“Vera e vitit 2021 ishte shumë e rëndësishme për të. Ishin tre ose katër klube të mëdha që kërkonin një sulmues. Gjatë sezonit të fundit në Manchester United, Chelsea ishte gjithmonë në kokën e tij, por edhe Real Madridi. Ishte një nga ëndrrat për të përfunduar një karrierë, por Chelsea ka qenë gjithmonë një objektiv. Ishte dashuria e rinisë së tij, kështu që gjithmonë ekzistonte dëshira për t’u kthyer. Ishte një çështje krenarie”, tha agjenti duke folur për Sky News.

Kujtojmë që Lukaku nuk po kalon edhe në formë të mirë pas transferimit tek Chelsea, sidomos pas lëndimit që pësoi dhe e la atë jashtë fushës së blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *