Liverpool ka marrë një ‘goditje’ të rëndë kur humbi me rezultat minimal 1-0 ndaj Chelseas në Anfield.
Kjo ishte humbja e pestë në shtëpi për Liverpooli në këtë sezon dhe e katërta radhazi, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë 129 vjeçare, shkruan lajmi.net.
Vëmendje tjetër nga kjo ndeshje mori edhe zëvendësimi i Mohamed Salah në minutën e 62-të.
Sulmuesi egjiptian u pa shumë i mllefosur pas zëvendësimit dhe arsyeja kryesore raportohet të jetë mos-dëgjimi i urdhrave të Jurgen Klopp.
Agjenti i lojtarit, Ramy Abbas Issa, ka postuar një koment në rrjetin e tij social twitter, duke e vendosur të ardhmen e Salahit në ‘ajër’.
Në një nga intervistat e tij të fundit të zhvilluar për AS, ai pranoi se nuk përjashton të luajë për dy klubet e mëdha të LaLiga. “Real Madrid apo Barça? Kush e di”, tha Salah.