Agjenti i Lautaro Martinez konfirmon edhe një herë të ardhmen e lojtarit

Së fundmi, agjenti i Martinez, Beto Yaque, është takuar me drejtuesit e Interit dhe ka treguar se ndjehet i lumtur në qytetin e Milanos.

Ai shpjegoi pas takimit se ky takim ishte paraparë të mbahej më herët mirëpo, një gjë e tillë nuk u realizua për shkak të COVID-19.

“Lautaro është i lumtur në Inter”, tha mes tjerash agjenti i lojtarit.

Ai gjithashtu është pyetur nëse zikaltërit do të vendosin të rrisin klauzolën e tij, e cila për momentin është vetëm 110 milion euro.

Përgjigjja e tij ishte e thjeshtë: “Nuk biseduam për të”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *