Agjenti i Elseid Hysajt ka lënë të nënkuptohet se mbrojtësi shqiptarin nga sezoni i ardhshëm do ta shohim me një skuadër të re.
Mario Guiffredi ka konfirmuar se nuk ka pasur bisedime me Napolin për kontratë të re, duke u nënkuptuar se Hysaj do largohet gjatë verës.
“E ardhmja e Hysajt është e shkruar. Nuk kemi pasur më kontakte me drejtuesit e Napolit për rinovimin. Ai [Hysaj] do të sillet si një profesionist deri në skadim të kontratë” – ka thënë Guiffredi për “Radio Kiss Kiss”.
Kujtojmë se reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë kontrata me Napolin i skadon më 30 qershor të këtij viti. Kjo do të thotë se ai mund t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër si lojtar i lirë.
Para Napolit, Hysaj kishte luajtur edhe për skuadrën tjetër italiane, Empolin, teksa mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i tij i radhës.