Agim Ademi uron Distrian: Kosova vend i vogël, por me kampionë të mëdhenj!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar për suksesin e Distria Krasniqit në Olimpiadën “Tokio 2020”.

Numri një i futbollit kosovar ka shkruar se Kosova si vend i vogël por që ka kampionë të mëdhenj.

Postimi i Agim Ademit:

Urime medalja e artë olimpike Distria Krasniqi!

Suksesi juaj madhështor në Olimpiadën e Tokios na bën krenar të gjithëve dhe u jep motiv gjeneratave të reja për t’i ndjekur deri në fund ëndrrat e tyre.

Urime edhe trajnerit dhe punëtorit të palodhshëm, Driton Kuka, drejtuesve të Federatës së Xhudos dhe drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Shpresoj që edhe në ditët e ardhshme sportistët tanë të arrijnë suksese tjera në Tokio.

Me respekt,

A.A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *