Agim Ademi takon ish-futbollistin e njohur, flasin për të arriturat e futbollit kosovar

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot ish-futbollistin e njohur Arsim Gashi i cili tash e një kohë vepron në Gjermani.

Ademi përmes një postimi në facebook ka treguar se me Gashin kanë folur për të arriturat në futbollin kosovar dhe për projektet e ardhshme që i presin.

“Sot prita në takim ish-futbollistin e Prishtinës, Arsim Gashi, i cili jeton në Gjermani.

Së bashku diskutuam për futbollin, të arriturat e deritashme të FFK-së dhe projektet për të ardhmen.

Pjesë e pashmangshme e bisedës ishte edhe koha kur Arsimi ishte lojtar aktiv, periudhë për të cilën ai shprehu nostalgjinë dhe krenarinë e tij”, ka shkruar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *