Agim Ademi takon De Biasin dhe Edi Rejën, u tregon për trajnerin e ri të Kosovës

Presidenti i FFK, Agim Ademi sot gjatë punimeve të Asamblesë së FSHF-së është takuar me ish-përzgjedhësin e Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi dhe përzgjedhësin aktual të kuqezinjve, Edoardo Reya.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi i ka njoftuar dy miqtë e tij për zgjedhjen e përzgjedhësit të ri të Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, njofton uebfaqja e FFK-së.

Ata vlerësuan ecurinë e Kombëtares dardane dhe mbështetjen që Ademi i jep ekipit kombëtar, teksa përgëzuan kreun e FFK-së për zgjedhjen e trajnerit francez dhe uruan që Kosova të ketë rezultate pozitive në edicionin e ri të Ligës së Kombeve nën drejtimin e Giresse.

Po ashtu, dy trajnerët italian i uruan presidentin Ademi suksese edhe në procesin e ardhshëm zgjedhor të FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *