Agim Ademi shpalos programin: “Fadil Vokrri” do t’i ketë 22 mijë ulëse

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka prezantuar disa nga pikat e tij për programin qeverisës për mandatin e ardhshëm që synon ta marr.

Ademi tha se njëri ndër projektet kryesore për të ardhmen është rritja e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”, i cili sipas tij, do të bëhet me 22 mijë ulëse.

Tutje, Ademi tha se kanë planifikuar që në Hajvali të Prishtinës të ndërtohet një fushë me kapacitet për ndeshje normale, e cila do të jetë e mbuluar me balona të modelit të ri.

Ndërsa, në Batllavë të Podujevës, i pari i FFK-së tha se do të ndërtohet një kamp që do të shërbej për raste kur ekipet s’duhet të kenë kontakt me askënd.

“Ai kamp do të shërbej për ekipe nacionale në raste kur nuk duhet të kenë kontakt me askënd. Ky kam do të shërbej edhe për ekipet tona që shkojnë në Evropë ku ato mund t’i bëjnë përgatitjet e tyre”, është shprehur Ademi, njofton Klankosova.tv.

Ai, ka përmendur edhe sukseset që sipas tij, i ka arritur FFK-ja gjatë mandatit sa ai ka qenë në krye.

Për Ademin, sukses është qeverisja e mirë dhe rritja e buxhetit, teksa shtoi se buxheti është rritur nga mbi 5 milionë sa ka qenë në 17 milionë.

“Rritja e buxhetit ka qenë një gjë e rëndësishme për neve. Në rritjen e buxhetit kanë ndikuar disa faktor, por ata kryesorë janë UEFA dhe FIFA”.

“Buxheti jonë ka qenë 5.4 milionë euro, por jam i lumtur që ta them se buxheti i FFK-së është 17 milionë e 110 mijë euro”, ka thënë Ademi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, kreu i FFK-së ka krahasuar kombëtaren e Kosovës me kombëtaren e Brazilit, sa i përket rezultateve, ku tha se vetëm këto dy kombëtare në këtë kohë i kanë 15 ndeshje pa humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *