Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

Sot shënohen 7 vjet nga vdekja e ish-futbollistit dhe presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

President Agim Ademi, së bashku me mikun e madh të futbollit kosovar, Jérôme Champagne si dhe bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe te varri i legjendës Fadil Vokrri, në 7-vjetorin e ndarjes së tijnga jeta.


Ata shprehen mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit në afirmimin dhe zhvillimin e futbollit kosovar.

Vokrri kishte ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër, më 9 qershor të vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *