Agim Ademi përgëzon Kosovën për suksesin e madh që shënoi në Bullgari

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka realizuar fitoren e dytë në kuadër të Grupit C të kualifikimeve për Kupën e Botës 2024.

Pas fitores ndaj Bullgarisë në mbrëmjen e kaluar, të përzgjedhurit e Arben Simitçiut kanë shënuar fitore edhe ndaj Skocisë, duke e siguruar kësisoj kualifikimin në rrethin e ardhshëm “Main Round”.

Ndeshja e zhvilluar, të shtunën pasdite, në Varna të Bullgarisë, është mbyllur me rezultat 4:1 në të mirë të Dardanëve.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka përgëzuar dardanët për këtë sukses.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Kombëtarja e Kosovës kualifikohet në “Main Round” për FIFA Futsal World Cup 2024

Pas fitoreve ndaj Bullgarisë dhe Skocisë, Dardanët e futsallit siguruan pjesëmarrjen në fazën kryesore të kualifikimeve të Botërorit.

I përgëzoj të gjithë lojtarët dhe stafin e trajnerëve në krye me përzgjedhësin Arben Simtçiu për këtë arritje.

Paraqitjet e tilla dhe sukseset në fushën e lojës na bëjnë krenarë dhe na motivojnë në punën e mëtutjeshme.

Uroj që edhe në të ardhmen të vazhdojmë së bashku rrugën e suksesit.

Forca Kosovë!

Forca Dardanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *