Sot gjatë ditës portali Gazeta Metro ka publikuar një lajm se kinse presidenti i FFK-së, Agim Ademi është infektuar me koronavirus.
Ky portal që vazhdimisht ka shkruar kundër FFK-së dhe presidentit të saj në muajit e fundit është thirrur në burime të saj të “afërta” me presidentin e FFK-së.
Megjithatë, Futbolli.info ka siguruar testet e kryera nga presidenti Ademi, të cilat konfirmojnë se ai është negativ në virusin Covid-19.
Kjo nuk është hera e parë që ky portal shkruan të pavërteta dhe thirret në burime fantazmë në dëm të numrit një të FFK-së, por që fatmirësisht tashmë në opinion lajmet e këtij portali merren me skepticizëm.