Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rrëfyer në lidhje me ecurinë e futbollit kosovar.
Duke komentuar rrjedhën e garave në Superligë, i pari i futbollit kosovar thotë se ka ngritje në cilësi.
“Ka ngritje të cilësisë në Superligë, e thonë edhe të gjithë ekspertët. Jemi marrë edhe me referimin, kemi bërë edhe freski, ku edhe FIFA dëshiron të shohë freski”, ka deklaruar Ademi në “RTK”, përcjell “Zeri.info”.
Tutje, ai tregon se Kosova do të jetë me sistemin VAR në vitin e ardhshëm.
“Kjo është meritë e instruktorëve të FIFA-së dhe komisioneve tona që kanë punuar pa ndalur. Pas ankesave ndaj gjqytarëve, unë kam qenë këmbëngulës që ta kemi sistemin VAR”, tregoi ai.
“Por, janë disa kritere që duhet përmbushur. Ne kemi aplikuar për VAR, por nuk e di a do të jetë i gatshëm për edicionin e ardhshëm, apo gjatë zhvillimit të kampionatit”, potencoi Ademi.
“Me deomos do ta bëjmë, edhe pse është paksa i kushtueshëm. Gjithsesi do të jemi me VAR vitin e ardhshëm”, shtoi shefi i FFK-së.