Agim Ademi i vendosur nëse nuk lëshohet himni i Kosovës para fillimit të ndeshjes: Ne i përshëndesim gazetarë tonë, referët dhe ikim për Kosovë

Kosova nesër zhvillon ndeshjen e dytë në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Atje po qëndron edhe kryetari i FFK-së Agim Ademi.

Në një prononcim të tij nga, ai tha se nuk ka dyshuar asnjëherë në qeverinë e UEFA-s dhe FIFA-s dhe rregullat e tyre të cilat po vërtetohen me himin dhe flamurin tonë sipas protokollit.

Ai gjithashtu theksoi se kjo ngjarje ka qenë më shumë mediale se politike dhe se homologu i tij spanjoll ka kërkuar falje.

Por, Ademi është i sigurt për një gjë, nëse nuk lëshohet himni dhe nëse nuk paraqitet flamuri para fillimit të ndeshjes, Kosova nuk e zhvillon ndeshjen.

“Ne i përshëndesim gazetarë tonë, referët dhe ikim për Kosovë”, u përgjigj shkurt Agim Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *