Agim Ademi e Afrim Tovërlani vizitojnë portierin e Drenicës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani kanë vizituar sot portierin e Drenicës, Altin Gjokën I cili u lëndua dje.

Gjokaj pësoi një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së Drenicës dhe Trepçës ’89 në kategorinë e juniorëve, kur për disa minuta humbi ndjenjat.

Fatmirësisht ai e kaloi më të keqën dhe sot ndihet shumë më mirë.

Postimi i Agim Ademit:

Sot së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani vizituam portierin e KF Drenica, Altin Gjokaj, i cili njëherësh është edhe pjesë e Kombëtares U21.

Altini gjatë ndeshjes kampionale të Superligës U19, Drenica – Trepça’89 pësoi lëndim në një duel dhe ishte për disa çaste pa vetëdije, por falë intervenimit të stafeve mjekësore të skuadrave dhe më pas kujdesit të stafit mjekësor në Skenderaj dhe Mitrovicë gjendja e tij u përmirësua dukshëm.

Altinit i dëshiruam shërim të shpejtë dhe sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër. Ai ka potencial për të arritur majat e suksesit dhe ne do ta përkrahim në rrugëtimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *